image Sot i jepet lamtumira e fundit kompozitorit Beqiri

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit kompozitorit Beqiri

news image

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit kompozitorit të njohur nga Mitrovica, Fahri Beqiri, raporton Gazeta Sinjali.

Homazhet për të janë duke u mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

Beqiri ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, muzikanti Ylber Asllanaj, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar Asllanaj.

Beqiri në vitin 2012 ishte dekoruar me “Medaljen e Meritave” nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga./Gazeta Sinjali/