Pasditen e sotme në Prishtinë i jepet lamtumira e fundit gazetares së RTK-së, Ardita Sylejmani e cila ndërroi jetë ditë më parë në Budapest të Hungarisë, pas komplikimeve shëndetësore gjatë lindjes.
Varrimi do të bëhet në orën 16:00 në varrezat në lagjen “Arbëria”, shkruan Gazeta Sinjali.
Paraprakisht, prej orës 11:00 në mjediset e Radio Televizionit të Kosovës në do të mbahet një mbledhje përkujtimore në nderim dhe kujtim të gazetarës e cila prej vitesh kontribuoi në këtë medium.
Për vdekjen e gazetares ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve që përfaqëson komunitetin e gazetarëve të Kosovës, i cili është shprehur i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges së tyre.
Ardita Sylejmani ndërroi jetë në moshën 32 vjeçare. Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur. / Gazeta Sinjali/