image Rusët sulmojnë gazetarët e Sky News në Ukrainë – publikohen pamjet dramatike

Botë

Rusët sulmojnë gazetarët e Sky News në Ukrainë – publikohen pamjet dramatike

news image

Rruga e fundit për të shpëtuar nga Chernihivi u shkatërrua dhe qyteti u rrethua plotësisht nga trupat ruse.

Një video dramatike është publikuar teksa ekipi i Sky News sulmohet me raketa ndërsa një burrë plagoset.

“Vetëm fati dhe një lutje do t’i bëjnë ata ta kalojnë këtë”, shkruan televizioni britanik në rrjetet sociale teksa ka shfaqur pamjet.

Raportohet se gazetarët dhe ekipi përcjellës tashmë janë në një vend të sigurt ndërsa i plagosuri po merr trajtime spitalore.

Ndryshe, katër gazetarë deri më tani janë vrarë që prej fillimit të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

/GazetaSinjali/