image Sot i jepet lamtumira e fundit 7-vjeçares që u aksidentua për vdekje në rrugën Istog-Pejë

Dhimbje/ Sot i jepet lamtumira e fundit 7-vjeçares që u aksidentua për vdekje në rrugën Istog-Pejë

news image

Vajza 7-vjeçare nga Peja, Aja Gruda, do të varroset sot në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Pejës.

Vajza e mitur nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve që mori nga një aksident i rëndë trafiku që ndodhi ndërmjet dy veturave, dje në rrugën Istog-Pejë, konkretisht në Ozdrim.

Aty kanë mbetur të lënduar edhe tre persona tjerë.

Pamje nga ky aksident i rëndë KËTU. /Gazeta Sinjali/