Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Florent Zhilivodës, 23-vjeçarit nga Mitrovica, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, të dielën në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.
Varrimi i tij do bëhet sot, nga ora 16:00, në varrezat e Shipolit.
Mediat në Gjermani shkruajnë se 23-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij për arsye ende të panjohura dhe u përplas me barrierën qendrore.
23-vjeçari u hodh nga vetura. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai vdiq në vendin e aksidentit.
Në veturë me të ishte edhe një person tjetër, i cili pësoi një goditje të fortë, por shpëtoi pa lëndime./Gazeta Sinjali/