Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, ku 21-vjeçari Art Hasku është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Abdurrahman Shala’ dhe dyshohet se humbi jetën si pasojë e abuzimit me lëndë narkotike, raporton Gazeta Sinjali.
Ky rast ka tronditur familjen e tij, të cilët njoftuan se sot i jepet lamtumira e fundit, Artit, i cili vdiq mbrëmjen e djeshme.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bën me dije se të ndjerin e kanë gjetur të shtrirë në shtrat në shtëpinë e tij dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.