image Sot i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren

Kosovë

Sot i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren

news image

Një rast mjaft i rëndë i ndodhur gjatë ditës së djeshme ka tronditur vendin pasi 19-vjeçari, Klodian Zogaj humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës duke rënë nga lartësia e objektit banesor i cili ishte duke u ndërtuar. Sipas burimeve të Sinjalit, në ndërtesën ku po zhilloheshin punimet, nuk kishte skele e as mjete të tjera mbrojtëse.

Famijarët e të ndjerit kanë dhënë njoftimin mortor mbi detajet e ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e lagjes së “Balajve” në fshatin Lladroc.

“Njoftojmë miqë e dashamirë, se sot me datë 27.05.2023 në ora 17:00 bëhet varrimi i më të dashurit tonë “Klodian Driton Zogaj” në varrezat e lagjes Balajve në fshatin Lladroc!”, thuhet në njoftimin e familjes së viktimës.

https://sinjali.com/ndalohet-pronari-i-kompanise-murtaror-zogaj-per-vdekjen-tragjike-te-19-vjecarit-ne-prizren/

Për rastin tragjik të Klodian Zogaj, Policia ka ndaluar për 48 orë pronarin e kompanisë “Murator Zogaj”, Shqipron Zogaj.

Brenda afatit ligjor pritet të ushtrohet kerkesa për caktimin e masës së sigurisë.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 19-vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, menaxheri i kompanisë ku ka punuar viktima, i cili është edhe familjar i viktimës, si dhe një dëshmitar. Me rastin janë duke u marr Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, u shpreh ai.

Sipas raportit të Policisë, 19-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet. Megjithatë, nga fotografitë e shkrepura në vendin e ngjarjes, shihet se ndërtesa ku punonte i ndjeri, nuk kishte skele.

Në vendngjarje kanë dalë Policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e siper, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartesi e konsiderueshme”, ka deklaruar Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Bytyqi.

/GazetaSinjali/