Pas 10 ditë fushatë elektorale, sot në Kosovë ka nisur heshtja parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, të cilat mbahen nesër.
Numri i votuesve brenda Kosovës është 1 milion e 794 mijë e 862 votues, apo 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019.
Arsyeja se pse ka më pak votues në këto zgjedhje është për shkak se KQZ-ja ka vendosur që t’i largojë nga lista votuese 122 mijë e 421 persona të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuar nga UNMIK-u.