image Sot hapet korridori humanitar në Luhansk

Botë

Sot hapet korridori humanitar në Luhansk

news image

Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, ka thënë se një korridor evakuimi do të hapet sot.

Në një postim në Telegram, Serhiy Gaiday, tha se forcat ruse kanë rënë dakord të lejojnë banorët të evakuojnë disa qytete në rajon pas orës 09:00 me orën lokale, megjithëse ai nuk tha se ku do të dërgohen njerëzit, shkruan BBC.

“Rusët vazhdojnë granatimet kaotike të parregullta të artilerisë së qyteteve tona”, shkroi Gaiday.

“Megjithatë presim deri në orën 9 të mëngjesit, kur duhet të vendoset ‘regjimi i heshtjes’, për të nisur evakuimin e banorëve të rajonit, për të sjellë ushqim, ujë dhe ilaçe për ata që kanë mbetur”, tha ai.

/GazetaSinjali/