image Sot fillon vizita e Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë, dialogu dhe asociacioni temat kyçe të diskutimit

Politikë

Sot fillon vizita e Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë, dialogu dhe asociacioni temat kyçe të diskutimit

news image

Sot në Kosovë do të fillojnë vizitë i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajçak dhe Escobar do të qëndrojnë në Kosovë për tri ditë, ku do të diskutohen tema të ndryshme, por fokusi do të jetë te dialogu Kosovë – Serbi dhe Asociacioni i Komunave Serbe.

Escobar tha se pret që bashkë me Lajçakun “të sinjalizojnë mbështetjen për dialogun dhe të shfaqin angazhimin në drejtim të funksionimit të dialogut“.

Ditë më parë Borrell tha se “nevojitet të sigurohet përparim i shpejtë në procesin e normalizimit, në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë dhe avancimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Deri tani, Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar shumë për dialogun Kosovë – Serbi, madje as nuk ka treguar temat specifike për të cilat do të bisedohet në Prishtinë me Lajçakun dhe Escobarin.

/GazetaSinjali/