image Sot fillon procesi mësimor, për disa online e për disa në banka shkollore

Arsim

Sot fillon procesi mësimor, për disa online e për disa në banka shkollore

news image

Sot do të rifillojë procesi mësimor në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas një jave pushim pranveror, sot më 12 prill fillon periudha e tretë e vitit shkollor.

Por për shkak të pandemisë me COVID-19, klasat nga 6 deri 12 do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga 1 deri 5 do të rikthehen në bankat shkollore.

Më 5 prill, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (7 prill deri me datë 18 prill) që të organizojnë formën e mbajtjes së aktivitetit mësimor sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit./GazetaSinjali/