image Sot fillon Festa e Birrës, Policia e Korçës shton masat e sigurisë

Shqipëri

Sot fillon Festa e Birrës, Policia e Korçës shton masat e sigurisë

news image

Sot, fillon festa e Birrës në Korçë, për këtë Policia e Korçës ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e situatës.

Eventi i Festës së Birrës do të mbahet prej datës 18.08.2021 deri më 22.08.2021, në qytetin e Korçës, nga ora 18:00 deri në orën 24:00, në ambientet e brendshme të “Terminalit të Autobusave” në lagjen nr. 17, si edhe në ambientet e “Pazarit të Vjetër”, në Korçë.

Policia njofton se do të merren masa për bllokimin e lëvizjes së automjeteve në të dy akset rrugore përkatësisht tek rrethrrotullimi përballë “Pazarit të Vjetër”, të dy akset rrugore pranë pallatit “City Center” drejt kryqëzimit të Maliqit dhe rrugës përballë “Ish-NPV”.

Qarkullimi i automjeteve brenda qytetit, do të kryhet përgjatë bulevardit “Gjergj Kastrioti” dhe rrugës “Fan Noli”, ndërsa dalja nga qyteti do të bëhet nga stadiumi “Skënderbeu”, tek Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë, në drejtim të Tiranës, raporton oranews, përcjell Gazeta Sinjali.

Forcave Speciale “Shqiponjat”, do të ruajnë rendin e ditës, ku do të ndërhyjnë në zgjidhjen e problemeve dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cenojnë sigurinë publike.

/GazetaSinjali/