Koalicioni “E zeza në të bardhën” në konferencën e sotme për shtyp në orën 12:00 do të prezantojë planin për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Mal të Zi.
Siç është bërë e ditur nga Lëvizja Qytetare URA, në media do të flasin lideri i asaj partie, zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Asociacionit të qytetarëve të CIVIS-it, Sërgja Paviçeviq.
Kryesia e URA-s do të propozojë formimin e një qeverie të pakicës.
Ndryshe, në konferencën e sotme, pritet që të jepen detaje të ndryshme, ndër to edhe pritet të konfirmohen se ky koalicion do ta kandidojë Dritan Abazoviqin për kryeministër./GazetaSinjali/