Komisioni për Buxhet dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje ku ndër pikat që do të shqyrtohen është edhe raporti vjetor financiar i institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019 si dhe ndarja buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky është rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura të Komisionit, datë 4, 6 dhe 11 nëntor 2020;
- Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019;
- Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Agjencisë Kundër Korrupsionit vitin 2019;
- Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021;
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19;
- Të ndryshme.
Vendi: C203 Koha: 10:00./ Gazeta Sinjali/