image PDK-ja i kërkon pozitës të mos e bllokojë formimin e Komisionit Hetimor

Politikë

PDK-ja i kërkon pozitës të mos e bllokojë formimin e Komisionit Hetimor

news image

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka ngritur dilema se ku kanë shkuar 125 milionë eurot të ndara nga Qeveria si subvencione pas shtrenjtimit të rrymës 100 për qind. Sipas saj, dilemat janë ngritur për shkak të mostransparencës.

Deliu-Kodra ka thënë se PDK-ja kërkon që Komisioni Hetimor për energjinë të marrë përkrahjen dhe të votohet të enjten në seancë.

Sot bëj thirrje që ky komision të marrë mbështetje në seancën e nesërme. Presim që mazhoranca të reflektojë”, ka thënë ajo.

Ajo ka ngrehur shqetësimin që televizioni publik nuk e ka publikuar konferencën e së martës ku ka folur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Dje në një konferencë Abelard Tahiri me shifra të sakta konkrete ka mbajtur konferencë. Kronika e djeshme në edicionin qendror të lajmeve në RTK ka munguar. Sot nga selia e PDK-së them që ky është një sulm ndaj fjalës së lirë dhe censurë që po e bën qeveria. Pres nga RTK-ja të sqarohet për këtë shkarje”, ka thënë ajo.

Ndërkaq Bernard Nikaj nga kjo parti ka thënë se PDK-ja e përkrah çdo iniciativë për hetim të çështjeve që prej shpalljes së pavarësisë.

Ai ka thënë se iniciativa e VV-së për komisionin hetimor është vetëm deklarativ dhe se ende nuk kanë parë ndonjë veprim lidhur me këtë.

Nikaj ka thënë se çështja e komisionit hetimor i iniciuar nga opozita dhe ai i iniciuar nga Qeveria, janë çështje të ndara.

Komisioni hetimor i propozuar nga opozita duhet të votohet në seancën e nesërme. Propozimi i VV-së për formimin e Komisionit Hetimor sot, para seancës së nesërme është shumë i çuditshëm. Është e jashtëzakonshme që pozita dhe një grup parlamentar që ka në duar të gjitha mjetet e shtetit, përdor mjetet siç janë komisionet hetimore për të hetuar një çështje të tillë. Ne i ftojmë që këto çështje të hetohen nga institucionet e pavarura”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/