image Sot ditë zie në Kosovë në nderim të Nexhmije Pagarushës

Muzikë

Përkujtim/ Sot ditë zie në Kosovë në nderim të Nexhmije Pagarushës

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur ditë zie 9 shkurtin, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, këtë të diel flamuri shtetëror ngritet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha do të varroset sot në vendlindjen e saj, Pagarushë të Malishevës./Gazeta Sinjali/