Sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e së dielës në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Partitë politike që do të garojnë dhe kandidatët e tyre kanë pasur 10 ditë kohë, që të paraqesin programet e tyre qeverisëse dhe të bëjnë fushatë.
Dita e nesërme, është ditë e heshtjes zgjedhore, në të cilën ndalohet reklamimi politik dhe çfarëdo forme tjetër e angazhimit në fushatë.
Lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, përmban 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve.