Para dy ditësh një fëmijë i një kopshti privat në Prishtinë ka rezultuar pozitiv, ndërsa sot pritet që të ritestohen fëmijët e tjerë dhe edukatoret të asaj çerdheje.
Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, në një lidhje direkte në Rtv Dukagjin.
Gashi tha se drejtoresha e këtij spitali ka kontaktuar komunën tha ka treguar se një fëmijë ka rezultuar pozitiv.
Ajo gjithashtu i ka ndihmuar komunës në gjetjen e të gjitha kontakteve për ritestim.
Sot do të dalin rezultatet e fëmijëve dhe edukatoreve të testuar për COVID-19 në Prishtinë./Gazeta Sinjali/