image Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve për Prizrenin dhe Kllokotin

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve për Prizrenin dhe Kllokotin

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot do të ketë mbledhje për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për komunën e  Prizrenit dhe Kllokotit.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 1 dhjetor, ora 15:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Prizrenit dhe Kllokotit”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/