image Sot bëhen 23 vjet që nga vdekja e Nënës Terezë

Histori

Sot bëhen 23 vjet që nga vdekja e Nënës Terezë

news image

Sot janë bërë 23 vjet që kur ndërroi jetë humanistja e njohur shqiptare, Nëna Tereza.

Emri i plotë i Nënës Terezës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila ka lindur në Shkup në vitin 1910.

Ajo ishte fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Gjithashtu Nëna Tereza ishte nënë kujdestare e 7 mijë e 500 fëmijëve në plotë 60 shkolla, mjekonte 960 mijë të sëmurë në 213 dispanseri dhe ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47 mijë viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e vitit 1980, por deri sa ajo ishte gjallë këto shifra kanë ndryshuar shumë.

Kurse, Papa Françesku më 4 korrik në vitin 2016, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza.

Shën Tereza ka vdekur më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. /GazetaSinjali/