image Sot bëhen 14 vjet që nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Kosovë

Përkujtim/ Sot bëhen 14 vjet që nga vdekja e Ibrahim Rugovës

news image

Sot shënohet 14-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, i cili u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 14-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani dhe do të vizitohet familja Rugova, ndërsa LDK në ora 12:00 do të mbajë akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi./Gazeta Sinjali/