Më 13 mars të vitit 2020, edhe në Kosovë nisën të raportoheshin rastet e para me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Më 13 mars 2020, u regjistruan 2 raste pozitive, që kishin ardhur nga Italia.
Më 13 mars 2020, Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi; “Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëra është e moshës 20 vjeçare me nënshtetësi italiane dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçar me nënshtetësi kosovare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt”.
Një ditë më pas, më 14 mars u konfirmua rasti i tretë me koronavirus, një familjar i 77-vjeçarit nga Vitia. Në të njëjtën ditë, u konfirmuan edhe 2 raste të koronavirusit njëri në Malishevë dhe tjetri në Viti.
Më 15 mars, u konfirmuan katër raste të reja me koronavirus, 3 nga Malisheva dhe një nga Podujeva. Pas rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë i pati rekomanduar Qeverisë së Kosovës shpalljen e gjendjes publike emergjente shëndetësore në vend.
Më 16 mars, katër anëtarë të ngushtë të familjes së 77-vjeçarit nga Vitia kanë dalë pozitivë ndaj COVID-19. Një tjetër rast u njoftua kur një çift erdhi nga Londra në Prishtinë. Mashkulli dhe femra janë të dy 26-vjeçë dhe janë nga Prizreni, respektivisht nga Kastrioti.
Më 17 mars u konfirmua një rast tjetër. Një grua 36-vjeçe nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, e cila kishte ardhur nga Londra në Prishtinë doli pozitive ndaj virusit SARS-CoV-2. Tre raste të tjera të reja u konfirmuan të njëjtën ditë, kur dolën pozitivë njëri nga anëtarët e familjes së të infektuarit nga fshati Dumnicë i Besianës dhe një çift nga Gjakova që kishin ardhur nga Dyzeldorfi.
Më 18 mars konfirmua një rast i ri. Një grua 55-vjeçe nga Podujeva doli pozitive. Kjo mbrëmje kishte qenë mbrëmja e parë pa asnjë rast që nga 13 marsi.
Në mbrëmjen e 19 marsit u konfirmua një rast i ri. Një burrë 46-vjeç nga Janjeva e Lipjanit, i cili kishte ardhur para 8 ditësh nga Berlini në Prishtinë ka dalë pozitiv me COVID-19.
Më 20 mars u konfirmua një rast i ri. Një 67-vjeçar nga Malisheva doli pozitiv me virus. Dy raste të tjera me koronavirus u konfirmuan në mbrëmjen e asaj dite. Një 53-vjeçare nga Theranda dhe një 43-vjeçar nga Gjakova dolën pozitivë me koronavirus, të dy kishin pasur kontakte të mëparshme me rastet e konfirmuara më parë dhe me këta të dy, numri i rasteve pozitive është rritur në 24.
Deri sot, numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 530.
Nga fillimi i pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 76 mijë e 110 raste nga 348 mijë e 381 persona të dyshimtë dhe 1 mijë e 688 raste të vdekjes.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63 mijë e 892 raste./GazetaSinjali/