Sot, Rrahim Mehmeti, babai i Anita Mehmeti nga fshati Fushticë e Epërme e Drenasit, e cila vdiq tre ditë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka dhënë deklaratë në polici për rastin e vdekjes së bijës së tij 15-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali vetë Mehmeti i cili tha se pret që rasti i Anitës të zbardhet.
Gazeta Sinjali raportoi dje se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka urdhëruar nisjen e hetimeve lidhur me këtë rast.
Anita Mehmeti vdiç dy ditë më parë në QKUK dhe babai i saj po i akuzon mjekët e Klinikës së Pediatrisë dhe ata të Kirurgjisë së Fëmijëve për neglizhencë.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 15-vjeçares, pasi babai i saj ka refuzuar që trupit të pajetë të Anitës t’i bëhet obduksioni.
“Unë nuk i lejova me ia bo autopsinë, e kemi marrë trupin, ku me leju se ata sa ke gjallë çika nuk e merrshin në dorë, çka me leju me ma pre aty çikën”, tha mbrëmë Mehmeti./Gazeta Sinjali/