image Sot arrijnë mbi 50 mijë vaksina të Pfizer në Kosovë

Shëndetësi

Sot arrijnë mbi 50 mijë vaksina të Pfizer në Kosovë

news image

Sot pritet të arrijnë në Kosovë 50 mijë e 300 vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ai ka shtuar se Kosova është në pritje të donacionit të ShBA-së që pritet të arrijnë përmes covax.

“53.000 vaksina nga kontrata e MSh-së me Pfizer priten sot. MSh është në pritje dhe të donacionit të ShBA që pritet të arrijnë përmes covax”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/