Mesfushori i ri spanjoll, Carles Alena, pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Sinjali Sportiv.
22-vjeçari nuk po ka hapësira të mjaftueshme te skuadra katalunase dhe pritet huazimi i tij diku tjetër.
‘Cope’ shkruan se lojtari do huazohet te Getafe deri në fund të sezonit, teksa zyrtarzimi do bëhet sot (e martë).
Ndryshe, Carles Alena është produkt i klubit të Barcelonës dhe vlerësohet si e ardhmja e këtij klubi dhe Kombëtares së Spanjës./Sinjali Sportiv/