Këngëtarja e njohur, Fifi ka qenë gjithmonë e hapur, kur bëhet fjalë për jetën private. Së fundmi, ajo nuk ka nguruar të dalë publikisht me partnerin e saj, Adisin, i cili ia ka rrëmbyer zemrën prej një viti.
Çifti këtë dhjetor kanë festuar edhe përvjetorin e parë dhe padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim nga Fifi. Ajo ka ndarë në Instagram një foto nga koncertet, të cilën e ka shoqëruar edhe me një dedikim tepër të ndjerë.
Ndër të tjera, këngëtarja thotë se dashuria e saj po rritet çdo ditë e më shumë.
“Sot 1 vit me pare t’kom bo temin .. sot 1 vit me pare ti kishe frike qe une s’do jem e jotja .. e sot 1 vit me pare une I premtova vetes dashnine tande pavaresisht atyre gabimeve te vogla tuat qe une i di..
qe dashnia jem per ty vec do rritet ma shume e do mundohem mos te te zhgenjej per kete te jesh I bindur e te betohem ne dashnine ton . TE DUA NUSHI TE DASHUROJ NINXHA JEM !! #1stanniversary”, ka shkruar Fifi krahas imazhit të ëmbël.
Kujtojmë që në periudhën që u njoh me Adisin, këngëtarja ishte kryefjala e mediave rozë, pasi sapo kishte lënë lojën e “Big Brother VIP”.