image Sonte nis numërimi i 1,806 pakove nga mërgata

KQZ/ Sonte nis numërimi i 1,806 pakove nga mërgata

news image

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se sonte do të fillojë vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga mërgata dhe pas këtij procesi do të nis numërimi i tyre.

“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, tha Elezi për Gazetën Sinjali.

Gjykata Supreme e ka rrëzuar përsëri vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të mos numërohen 1,806 vota nga mërgata.

Para pak ditësh, KQZ-ja nuk i kishte proceduar për votim në QNR këto pako me fletëvotime, teksa LVV-ja fillimisht ishte ankuar në PZAP. Kjo ankesë ishte vlerësuar si e pabazuar nga kjo e fundit. /Gazeta Sinjali/