image Sonte mbërrijnë edhe 2 mijë teste për Covid-19

Kosovë

Shëndetësi/ Sonte mbërrijnë edhe 2 mijë teste për Covid-19

news image

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur se sonte në Kosovë mbërrijnë edhe 2 mijë teste të tjera.

Ai ka njoftuar se Kosova posedon edhe 1 mijë teste donacion nga Turqia dhe 1 mijë të tjera nga Serbia.

Njoftimi i tij i plotë:

Para disa ditësh në IKSHPK janë liferuar 2100 teste.

Sonte arrijnë edhe 2000 të tjera.

1000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së.

1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia.

Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera.

Pa panikë, RRI’NSHPI!. /Gazeta Sinjali/