image Sonte finalja e Ligës së Kampionëve, kush do të jetë fituesi

Futboll

Sonte finalja e Ligës së Kampionëve, kush do të jetë fituesi

news image

Sonte në orën 21:00, do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve, ku do të takohen dy klubet angleze, Chelsea dhe Mancester City, shkruan Gazeta Sinjali Sport.

Të dyja klubet janë shprehur optimiste për ta fituar titullin e të parit në Evropë, por cili klub do ta ngritë trofeun sonte në Porto?.

Formacioni startues për skuadrën blu pritet të jetë: Mendy, Christensen, Silva, Rudiger, Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilwell, Ziyech, Mount dhe Werner.

Ndërsa Manchester City starton me  Ederson, Walker, Stones, Dias, Cancelo, De Bruyne, Rodri, Gundogan, Mahrez, Silva dhe Foden

Të dyja ekipet do të kenë nga 6 mijë  bileta për fansat, me numrin maksimal prej 20 mijë  personave që pritet të ndjekin përballjen nga afër. /Gazeta Sinjali Sporti/