Ole Gunnar Solskjaer pranon që Manchester United e humbi rrugën në pjesën e parë kundër Romës, por ‘u bashkuan’ për të fituar gjysmëfinalen e Ligës së Evropës me rezultat të thellë 6-2, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas ndeshjes, Solskjaer u deklarua dhe tha se asgjë nuk ka mbaruar dhe gjithçka do të zgjidhet në pjesën e dytë.
“Jo nuk e ndjej se puna është kryer, por ishte një punë e mirë. Ne bëmë mirë por e dimë që ata kanë cilësi”, tha ai për “BT Sport”.
Menaxheri gjithashtu mbrojti vendimin e tij për të lënë fillimisht Mason Greenwood në stol, veçanërisht pasi ai shënoi si zëvendësues.
“Ne e dimë që kemi lojtarë krijues të cilët mund të krijojnë momente të mëdha. Pozicioni i Paul Pogba sot ishte shumë i mirë. Dallimi na ndeshjet e kaluara është se në këtë ndeshje ne shfrytëzuam shumicën e shanseve tona”, përfundoi në konferencën për shtyp norvegjezi. /Gazeta Sinjali Sporti/