image Dua Lipa "e ndezë" koncertin në Angli

Bota e Yjeve

Dua Lipa “e ndezë” koncertin në Angli

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë përformoi në skenën e Manchesterit të Anglisë ku njëkohësisht nisi edhe turneun e albumit “Future Nostalgia” në Evropë.

Pas koncerteve në Shtete të Bashkuara të Amerikës, ajo ka filluar tashmë edhe turneun e saj në Evropë.

Me veshje të ndryshme e shumë unike ajo këndoi para një publiku pasionant, të cilët gjatë performancave i këndonin bashkë me të këngët “Love Again”, “New Rules” dhe “Good in Bed”.

Turneu do të vazhdojë deri në muajin korrik në Irlandë, Angli, Belgjikë, Gjermani, Francë, Holandë, Zvicër, Austri, Itali, Spanjë, Portugali, Lituani, Finlandë, Norvegji dhe Suedi.

/GazetaSinjali/