image Sociedadi ia bën "sefte" në Spanjë, nis me stërvitje të martën

Futboll

Futboll/ Sociedadi ia bën “sefte” në Spanjë, nis me stërvitje të martën

news image

Spanja duket se po shkon drejt normalizimit me La Ligan që kërkon t’i kthehet normalitetit. Real Sociedad është skuadra që do të hedhë hapin e parë. Klubi bask bëri të ditur se, duke filluar nga dita e martë, do të jetë do të rinisë stërvitjen për t’u përgatitur për rifillimin e kampionatit.

Pavarësisht se nuk ka një datë se kur mund të rinisë La Liga, Sociedadi kërkon që lojtarët e tij të rifitojnë pak nga pak formën e humbur për shkak të karantinimit. Seancat e para stërvitore gjithsesi do të kenë disa masa shtrënguese, me grupin që nuk do të stërvitet i plotë, por me nga 2-3 futbollistë, ndërkohë që stafi mjekësor do të ndjekë në distancë seancën stërvitore.

Përpara se të fillojnë stërvitjen, gjithashtu të gjithë lojtarët do të jenë të detyruar t’u nënshtrohen sërish testit të Covid-19, në mënyrë që klubi të krijojë sigurinë që asnjë i infektuar të mos ketë kontakt me pjesën tjetër të ekipit, për të shmangur në këtë mënyrë një përhapje të re të virusit. Spanja aktualisht është një prej vendeve më të prekura nga Koronavirusi bashkë me SH.B.A dhe Italinë.