image Socialisti ngadhënjimtar, ishte këshilltar i Edi Ramës, u bë president i Kroacisë

Rajon

Zgjedhjet/ Socialisti ngadhënjimtar, ishte këshilltar i Edi Ramës, u bë president i Kroacisë

news image

53-vjeçari Zoran Milanović është zgjedhur president i Kroacisë. Në balotazhin e mbajtur këtë diel ai arriti të marrë 54.01% të votave ndërsa rivalja e rij, presidentja aktuale Kolinda Grabar Kitarovic u ndal në 45.99% të votave. Ish-kryeministri socialdemokrat pritet të marrë detyrën në 19 shkurt 2020.

Por kush është Zoran Milanović?

Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë në Zagreb, ai filloi punojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme kroate. Ai shërbeu si këshilltar në Misionin Kroat në Bashkimin Evropian dhe NATO në Bruksel nga 1996 në 1999. Po atë vit ai u bashkua me Partinë Socialdemokrate.

Në qershor 2007 ai u zgjodh President i SDP, pas vdekjes së liderit dhe ish-kryeministrit Ivica Račan. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, partia e tij doli e dyta dhe nuk ishin në gjendje të formojë një shumicë qeverisëse. Me gjithë humbjen e zgjedhjeve, ai u rizgjodh drejtues i partisë në 2008. Në 2011, Milanović inicioi formimin e koalicionit “Kukuriku”, duke bashkuar 4 parti politike të qendrës së majtë. Koalicioni fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare të 2011, me vetë SDP-në duke u bërë partia më e fortë në Parlament. Milanović u bë kryeministër më 23 dhjetor 2011, pasi Parlamenti miratoi kabinetin e tij.

Gjatë qeverisjes së tij u shënua përfundimi i procesit të ratifikimit të hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe mbajtja e një referendumi për anëtarësimin në BE. Kabineti i tij prezantoi ndryshime në kodin e taksave, miratoi një ligj fiskalizimi dhe filloi disa projekte të mëdha infrastrukturore. Milanović mbështeti zgjerimin e të drejtave të çifteve të të njëjtit seks dhe prezantoi Aktin e Partneritetit Jeta.

Por në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shtator 2016 ai pësoi një humbje befasuese ndaj Milanović njoftoi tërheqjen e tij nga politika. Më pas hyri në biznesin e këshillimit dhe punoi si këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Vetë Rama i pyetur për këtë çështje nuk e ka mohuar.

“Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Zoran është një mik i madh. I kam kërkuar këshillim dhe do t’i kërkoj sa herë ta takoj. Më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është vonë kur jep këshillat e tij” – tha Rama i pyetur nga gazetarët kroatë.

Më 17 qershor të vitit të kaluar, Milanović njoftoi se do të kandidojë për detyrën e Presidentit të Kroacisë. Me fitoren e këtyre zgjedhjeve ai bëhet Presidenti i 5-të i Kroacisë si dhe kandidati i parë presidencial në historinë kroate që mori më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve sesa një president në detyrë. Ai bëhet personi i dytë në Kroaci që mund një president në detyrë që rikandidon.