Snapchat, një nga rrjetet më të njohura sociale për dërgimin e fotografive, sidomos te të rinjtë, më në fund ka krijuar mundësinë për të hequr të padëshiruarit nga llogaria personale.
Rrjeti do të vë në përdorim funksionin e quajtur “Friend Check Up” (Kontrolli i miqve), që u mundëson përdoruesve të kontrollojnë periodikisht që lista e personave me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë histori dhe përmbajtje të postuara në internet, të përputhet me dëshirat e tyre.
Funksioni do të mbërrijë si një njoftim dhe tash për tash për sistemin Android, por së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe për iOS.
Kjo është një strategji e kundërt me atë të Facebook që në vend të kësaj sugjeron vazhdimisht nëse përdoruesi ka nevojë të shtojë miq të rinj./GazetaSinjali/