Sot në Slloveni do të zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku do të dihet se kush do ta pasojë presidentin aktual Borut Pahor, në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar në krye të vendit.
Dy kandidatët që janë duke kandiduar për kreun e vendit janë; Anzet Logar dhe Natasa Pirc Musar, e cila madje mund të jetë gruaja e parë presidente në Slloveni.
Vendvotimet janë hapur nga ora 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00.
Kujtojmë, votuesit më të drejtë vote në Slloveni, janë më pak se 1.7 milionë në këto zgjedhje, ku do të mund të votojnë në një nga 3117 qendrat e votimit që u hapën në orën 7 të mëngjesit.