image Sllovenia mposht Japoninë, pranë kualifikimit, Doncic i pandalshëm

Basketboll

Sllovenia mposht Japoninë, pranë kualifikimit, Doncic i pandalshëm

news image

Sllovenia ka triumfuar ndaj Japonisë për të dalë e para në Grupin C.

Kombëtarja e Sllovenisë në basketboll ka mposhtur Japoninë me rezultat të thellë në kuadër të ndeshjes së dytë të grupeve në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në këtë takim shkëlqeu Luka Doncic i cili siç duket e ka gjetur partnerin e tij Zoran Dragic.

Rezultati i çerekëve, Sllovenia – Japonia: (29-23), (24-18), (27-23), (36-17).

Sllovenia triumfoi me rezultat të thellë falë lojës kolektive për të marrë fitoren e dytë në Grupin C.

Basketbollistët më të mirë për Slloveninë ishin, Luka Doncic (25pikë, 7kërcime, 7asistime) dhe Zoran Dragic me (24pikë, 4kërcime, 2asistime).

Për Japoninë shkëlqyen, Hachimura (34pikë dhe 7kërcime) dhe Ëatanabe (17pikë, 7kërcime).

Rezultati përfundimtar, Sllovenia 116-81 Japonia. /Gazeta Sinjali Sporti/