image Mbyllje mahnitëse e Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”- VIDEO

Sporte të tjera

Mbyllje mahnitëse e Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”- VIDEO

news image

Ceremonia ishte më e shkurtër se zakonisht për shkak të kushteve të motit të ftohtë. Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach jo vetëm që iu drejtua atletëve, por bëri edhe një urim për paqen ndërsa tensionet gjeopolitike ziejnë në mbarë botën, shkruan Gazeta Sinjali Sporti.

Eventi u shoqërua me lëvizje të kufizuara të sportistëve, mediave dhe punëtorëve për shkak të COVID-19.

Për dy javë sa u mbajtën këto lojëra, garuan pothuajse tre mijë atletë nga mbarë bota në 15 disiplina e 109 gara, në mesin e garuesëve ishin edhe skitarët Albin Tahiri e Kiara Kryeziu, të cilët fatkeqësisht nuk arritën të sigurojnë ndonjë medalje.

Norvegjia u kthye në shtëpi me më së shumti trofe, gjithsej 37 medalje olimpike. Pas saj u radhit Gjermania me 27 të tilla, duke u pasuar nga nikoqirja e këtij eventi, me 15 medalje. Në top pesëshen e më të mirëve u futën edhe ShBA-ja me 25 medalje dhe Suedia me 18.

Lojërat e radhës do të zhvillohen në qytete Milano dhe Kortina të Italisë në vitin 2026.

https://www.youtube.com/watch?v=3KopEwu_IEk

/GazetaSinjaliSporti/