image Skuadra në Bundesligë që i ka humbur të gjitha ndeshjet që nga rifillimi i sezonit

Futboll

Skuadra në Bundesligë që i ka humbur të gjitha ndeshjet që nga rifillimi i sezonit

news image

Mbrëmë skuadra e Valon Berishës, Dusseldorf mposhti me rezultat 2:1 ekipin e Schalkes.

Me këtë humbje, Schalke u bë skuadra e vetme në Bundesligë që ka humbur të gjitha ndeshjet që nga rifillimi I sezonit, transmeton Gazeta Sinjali.

Schalke ka pësuar tri humbje radhazi që nga rifillimi i sezonit. Fillimisht ata u mposhtën me rezultat 4:0 nga Dortmund.

Pastaj, ata u mposhtën si vendas nga ekipi I Freiburg me rezultat 0:3 dhe dje Schalke humbi 2:1 nga Dusseldorf.

Schalke është duke kaluar në formë katastrofale në vitin 2020. Ata nuk kanë asnjë fitore në 9 ndeshjet e fundit./Gazeta Sinjali/