image Skuadra më e keqe në botë i ofron kontratë Messit

Futboll

Skuadra më e keqe në botë i ofron kontratë Messit

news image

Skuadra nga Brazili, Ibis i ka ofruar kontratë 15 vjeçare Messit.

Për herë të parë në një dekadë, Lionel Messi, është një lojtar pa kontratë.

Derisa pritet që ai të jetë me Barcelonën në pjesën tjetër të karrierës. Ka thashetheme se atij i është ofruar një kontratë për t’u tallur më të nga skuadra më e keqe në botë.

Ibis është një skuadër nga Brazili e cila ka bërë një ofertë për argjentinasin dhe e cila është bërë virale në rrjete sociale për shkak se është unike dhe ka kushte qesharake brenda saj.

Kontrata do të përfundojë për 15 vite dhe Messi duhet të betohet se do të jetë më i mirë se Pele dhe Diego Maradona dhe nëse ai bëhet kampion me klubin, kontrata e tij do të shkëputet menjëherë.

Ibis hyri në librin e Guiness pasi që arriti rekord botërorë pasi që nuk arriti asnjë fitore për tri vjet e 11 muaj.

Messit po ashtu i është thënë se ai nuk guxon ta vesh numrin e fanellës 10, për shkak se ajo i takon një lojtari më emrin Mauro Shampoo.

/Gazeta Sinjali Sporti/