image Skuadra italiane seriozisht mendon për Vedat Muriqin

Futboll

Futboll/ Skuadra italiane seriozisht mendon për Vedat Muriqin

news image

E përditshmja turke “Fanatic” raporton se drejtuesit e skuadrës së Napolit kanë filluar të bëjnë presion që të bindin futbollistin e Fenerbahçes, Vedat Muriqin, për ta sjellë “Sao Paolo”, sezonin e ardhshëm.

Dy sulmuesit e tjerë të Napolit, Dris Mertens dhe Hose Kalejhon janë pranë përfundimit të kontratës me Napolin, në fund të këtij edicioni, ndërsa Milik kërkohet nga Juventusi, te Napoli ka lindur nevoja për gjetjen e një “bomberi” të ri.

Mirëpo klubi napolitan do të ndeshet fortë me konkurencën e Totenhamit, i cili ka “piketuar” Vedat Muriqin si zëvëndësim të Hari Kejnit, që është me një këmbë larg skuadrës angleze.