image Skuadra e Romës po përforcohet me mbrojtësin e Atalantas

Futboll

Sport/ Skuadra e Romës po përforcohet me mbrojtësin e Atalantas

news image

Skuadra e Romës është shumë afër ta kompletojë edhe një transferim në afatin kalimtar të janarit.

Roma me fillim të javës së ardhshme pritet ta transferojë Roger Ibanez nga Atalanta, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sky Sports Italia”, raporton se skuadra italiane do ta huazojë mbrojtësin për 18 muaj.

Roma do të paguajë një milion euro për huazimin e Ibanezit dhe nëse tregon formë të mirë, transferimi do të mbyllet në shumën e tetë milionë eurove./Gazeta Sinjali/