image Skuadra e Gjilanit nënshkruan me Darko Nikac

Futboll

Sport/ Skuadra e Gjilanit nënshkruan me Darko Nikac

news image

Skuadra e Gjilanit ka arritur të nënshkruajë kontratë me  sulmuesin nga Mali i Zi, Darko Nikac.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes profilit të tyre zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Futbollisti i lindur në Podgoricë, në skuadrën e Gjilanit vie nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku pjesën e parë kampionale të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga bregdeti shqipëtar, atë të Teutës nga Durrësi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

https://www.facebook.com/scgjilani/posts/567282573857763

Kujtojmë se 29-vjeçari karrierën e pati nisur me ekipin e Buduqnostit nga Podgorica./Gazeta Sinjali/