Lëvizja e Armando Brojës në West Ham do të vazhdojë si huazim, me Chelsean që heziton ta shesë sulmuesin 20-vjeçar këtë verë, raporton Daily Mail.
“Çekanët” ishin gati të negocionin një tarifë për Brojën, i cili shënoi nëntë gola në formë huazimi në Southampton sezonin e kaluar, por pranojnë pozicionin e Chelseat dhe janë të gatshëm të marrin ndërkombëtarin shqiptar për 12 muajt fillestarë dhe të shohin nëse mund ta bëjnë marrëveshjen e përhershme pas kësaj.
Qëndrimi i Chelseat tregon se ata nuk kanë hequr dorë që Broja të jetë lojtar i së ardhmes së bluve.
I gjatë dhe i aftë teknikisht, ai ka qenë i kufizuar në paraqitje në ekipin e parë në Chelsea deri më tani, por ka lënë përshtypje gjatë periudhave te Vitesse dhe në St Mary’s.