Me ardhjen e qendërmbrojtësit francez Jules Koundé, anësorit brazilian Raphinha, mesfushorit të Bregut të Fildishtë Franck Kessie, qendërmbrojtësit danez Andreas Christensen dhe sulmuesit polak Robert Lewandowski, Xavi Hernández tani do të ketë një skuadër super të pasur.
‘Sport’ tashmë ka zbuluar formacionin e Barçës për sezonin e ardhshëm, duke i llogaritur transferimet e bëra dhe disa ardhje të tjera potenciale deri në fund të merkatos.
Barcelona thuhet se ende nuk ka përfunduar punë në merkato, teksa synon që t’i transferojë edhe dy mbrojtës të krahut, me dy të indentifikuarit të cilët janë Marcos Alonso e Cesar Azpilicueta – të dy nga klubi i Chelseas.
Gjithashtu e ardhmja është e paqartë për dyshen Memphis Depay dhe Frenkie De Jong, të cilët mund të largohet nga skuadra deri në fund të merkatos.
Në rast se De Jong largohet, Barcelona mund të transferojnë Bernardo Silvan i cili ka qenë për një kohë i lidhur me klubin blaugranas.