image Skriniar arrin marrëveshje me PSG-në për kushtet personale

Futboll

Skriniar arrin marrëveshje me PSG-në për kushtet personale

news image

Milan Skriniar është një hap larg për t’iu bashkuar PSG-së.

Sllovaku tash e një kohë është bërë objekt interesimi nga gjigantët francez, që kërkojnë të rrisin forcën mbrojtëse në tentim për të fituar Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Siç raporton gazetari italian, Nicholo Schira, Skriniar tashmë është dakorduar me kushtet personale me klubin parisien.

Sipas tij, ai do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me një pagë 7,5 milionë euro në vit plus bonuse.

PSG ndërkohë i ka ofruar 60 milionë euro Interit, teksa Nerazurët i kërkojnë 70 milionë për ta lënë të lirë lojtarin.

/GazetaSinjaliSport/