image Skretari i PDK-së në Prizren akuzon Haskukën që humbi 5 milionë euro buxhet

Politikë

Skretari i PDK-së në Prizren akuzon Haskukën që humbi 5 milionë euro buxhet

news image

Sekretari i Partisë Demokratike në Prizren, Visar Islamaj, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën, për humbjen e 5 milionë euorsh buxhet nga grantet e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo humbje Islamaj thotë se ka ardhur nga arroganca dhe paaftësia e Haskukës për të qeverisur.

Në këto tre vitet e fundit të qeverisjes nuk kam parë e as dëgjuar nga dikush se, në Prizren është realizuar ndonjë projekt i rëndësishëm ose i ndërmjetëm. Është e turpshme që qyteti t’i humb 5 milionë euro buxhet nga grantet e qeverisë për shkak të arrogancës dhe paaftësisë për të qeverisur“. ka shkruar ai.

Sekretari i PDK-së në Prizren ka reaguar edhe ndaj vendimit të kryetarit Haskuka për shkarkimin e tre drejtorëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke prishur kështu koalicionin mes LVV-së e LDK-së në Prizren.

Islamaj tha se ky vendim ka sjellë pasoja të pariparueshme pëe qytetin e Prizrenit.

Ushtrimi i pushtetit autoritar dhe arroganca e Mytaher Haskukes ndaj drejtorëve të partnerëve të koalicionit dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vetë në pozicione politike, ka sjellë pasoja të pariparueshme për qytetin e Prizrenit. Në historikun e qeverisjeve të qytetit të Prizrenit, nuk mbahet mend të ketë pasur qeveri me të lodhur, më të dobet e më të korruptuar se kjo e Mytaher Haskukes“, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/