image Skenë dhune në Prishtinë, sharje e grushta në mes të të rinjve

Sinjalizime

Skenë dhune në Prishtinë, sharje e grushta në mes të të rinjve

news image

Një përleshje fizike në të cilën kanë qenë të përfshirë disa persona ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Rrahja ka ndodhur te vendi i quajtur mbi “Kurriz”, rreth orës 18:30.

Sinjalizuesit kanë dërguar video, ku shihen disa persona teksa tentojnë t’i afrohen një personi tjetër, e ky i fundit gjatë tërë kohës tenton të ikë.

Në video dëgjohen edhe të shara e ofendime, ndërsa në një moment një nga personat e përfshirë rrëzohet përtokë pasi sulmohet me grushta.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë në Prishtinë, por të njëjtit janë shprehur se nuk kanë informacione për rastin. /Gazeta Sinjali/