image Skenderaj, dy të rinj gjejnë kuletën me para dhe e dorëzojnë në polici

Siguri

Skenderaj, dy të rinj gjejnë kuletën me para dhe e dorëzojnë në polici

news image

Dy të rinj nga Skenderaj, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe me një shumë të parave, të cilën më pas e kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se dy te rinjtë deri sa ndodheshin në udhëkryqin afër shkollës profesionale në Skenderaj, kanë gjetur një kuletë me dokumentacione.

Policia gjithashtu bën me dije se pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç ‘rast i njëjti ka falënderuar dy të rinjtë- nxënësit dhe policinë e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, thekson njëherë se i është mirënjohëse dy të rinjve për gjestin e ndërgjegjshëm./Gazeta Sinjali/