image Skender Hyseni: VV e donte LDK-në në koalicion për ta pasur kundërshtare

Kosovë

Deklaratë/ Skender Hyseni: VV e donte LDK-në në koalicion për ta pasur kundërshtare

news image

Skender Hyseni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë që Vetëvendosje po e dëshiron LDK-në në koalicion qeverisës për ta pasur kundërshtare.

Hyseni po ashtu thotë se kërkesa e fundit e Kurtit për t’u mbajtur seanca plenare për t’u votuar qeveria, po bëhet me qëllim që të dështoj kandidimi i tij.

 “Lëvizja Vetëvendosje e dëshiron LDK-në ta ketë në koalicion për ta pasur kundërshtare”, ka thënë ai.-

Më tutje ka thënë se Vetëvendosje po e përdor postin e kryeparlamentarit në opinion si arsyetim për dështimin e marrëveshjes me LDK-në. Sipas tij një gjë e tillë nuk qëndron fare.

“VV po e përdor postin e kryeparlamentarit si arsye për dështimin e marrëveshjes, por të jeni të bindur që nuk është aspak ashtu”.

Ndërkaq, sipas tij një koalicion ndërtohet me mirëbesim dhe partneritet e jo si kundërshtarë, ka thënë ai në KTV.

Gjithashtu, Hyseni ka theksuar se Vetëvendosje me kandidimin e kryetarit të Kuvendit pa një marrëveshje me LDK-në, ka treguar mbylljen e negociatave për një koalicion qeverisëses./Gazeta Sinjali/