Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Zagreb në orët e vona të mbrëmjes. Tani për tani, dyshohet se këto janë mbetjet e avionit, por hetimet janë ende në vazhdim, transmeton Sinjali.
Shpërthim i fuqishëm raportohet se erdhi si pasojë e përplasjes së një pjese të avionit që ka rënë në tokë në afërsi të konviktit Stjepan Radiq. Burimet zyrtare thonë se duket se është gjetur një pjesë e motorit të avionit, i cili ka bërë një krater me diametër rreth tre metra dhe një metër të thellë, raporton Dnevik.
Gjithashtu janë gjetur dy parashuta, njëra prej të cilave është në afërsi të përplasjes. Mbi të ka ende një objekt të panjohur dhe zjarrfikësit nuk kanë mundur ta largojnë deri në orën dy pas mesnate.